
Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në Toano, në Apenines në Itali. Mediat italiane raportojnë se një 20-vjeçar pas përplasjes me makinë, i riu doli nga automjeti që drejtonte dhe rrëshqiti në një rezervuar me 4 metra ujë, një lloj pusi në anë të rrugës për grumbullim uji. Ai ndërroi jetë nga mbytja në ujë
Trupi i tij u gjet mëngjesin e sotëm nga njësitet zjarrfikëse që ndërhynë nga Castelnovo. Ndërkohë karabinierët e Toanos po hetojnë në disa pista, por hipoteza e parë është që makina duke dalë nga rruga ka dëmtuar kapakun që mbulon pusin. (A2 Televizion)