All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tentoi të vriste një person dhe plagosi gabimisht një tjetër, arrestohet pas 2 vitesh shkodrani

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 12:54 | Kronikë
Tentoi të vriste një person dhe plagosi gabimisht një
All - Paragraf - 1

Policia e Shkodrës arrestoi një 29-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit, në vitin 2020.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin: B. K.(G.), 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër”, tha policia.

All - Paragraf - 3

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në muajin gusht të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos