
Pelegrinazhi në Kishën e Shën Ndout në Laç nisi me një tragjedi të martën e parë të saj. Një e moshuar ka humbur jetën pasi ra nga një lartësi ku po ndizte qirinj.
E moshuara ishte kapur pas një guri dhe në një moment ka rrëshqitur. Pavarësisht dhënies së ndihmës së parë, e moshuara rreth të 70-ve, nuk mundi të mbijetonte.
Ajo ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Laçit. (A2 Televizion)