Tërheqja e SHBA nga Afganistani, reagojnë talebanët: Veprim i mirë, në interes të të dy popujve

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2020, 15:29 | Bota
Tërheqja e SHBA nga Afganistani, reagojnë talebanët: Veprim i

Talebanët mirëpritën njoftimin e Pentagonit për të tërhequr afërsisht 2,000 trupa amerikane nga Afganistani deri më 15 janar. Është një "veprim i mirë në interes të popujve të të dy vendeve, tha Zabihullah Mujahid, një nga zëdhënësit e talebanëve.

Pentagoni njoftoi një ditë më parë zyrtarisht tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe Iraku, ku sipas sekretarit të Mbrotjes Miller në këto dy vende nuk do të jenë më shumë se 2500 trupa.

Ky vendim i presidentit Trump hasi në kundërshtimin e liderit të senatit Mitch McConnell, i cili tha se se gjatë muajve të ardhshëm të mos kemi ndryshime drastike sa i përket politikave të mbrojtjes dhe të jashtme.

Menjëherë, pas njoftimit për tërheqjen e trupave, 4 raketa shpërthyen, mbrëmjen e së martës, në zonën më të fortifikuar të Bagdadit dhe sipas zyrtarëve të sigurisë kishin si objektiv godinën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos