Tërheqja e trupave nga Afganistani, Tony Blair: E rrezikshme dhe e panevojshme

Nga A2 CNN
22 Gusht 2021, 12:41 | Bota
Tërheqja e trupave nga Afganistani, Tony Blair: E rrezikshme dhe e

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani është tragjike, e rrezikshme dhe e panevojshme. Kështu shprehet ish-kryeministri britanik, Tony Blair, në reagimin e tij të parë që prej pushtimit të Kabulit nga talebanët. Sipas tij, vendimi ishte marrë në përputhje me atë që e quajti, slogani idiot i dhënies fund të luftërave të përhershme.

Blair ishte udhëheqës i Britanisë së Madhe, në kohën kur vendi, bashkë me Shtetet e Bashkuara pushtoi Afganistanin në vitin 2001 pas sulmeve të 11 shtatorit. 

Ai tha se largimi i trupave aleate kishte gëzuar xhihadistët. Britania e Madhe, shton Blair, ka detyrim moral, të qëndrojë në Afganistan deri sa të gjithë personat që kanë nevojë, të evakuohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos