Tërheqja nga Siria, SHBA po konsideron mbajtjen e disa ushtarëve

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 21:58 | Bota
Tërheqja nga Siria, SHBA po konsideron mbajtjen e disa ushtarëve

Ushtarët amerikanë do të zhvendosen  në pjesë të ndryshme të Sirisë përpara rikthimit në atdhe. Njoftimi erdhi nga presidenti, Donald Trump, i cili tha se dëshiron largimin e të gjithë ushtarëve nga Siria. Megjithatë kërkesa e tij duket se nuk do të plotësohet.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, njoftoi se Pentagoni po konsideron mbajtjen e disa trupave në afërsi të zonave të naftës, në mënyrë që terroristët e ISIS të mos përfitojnë.

https://a2news.com/2019/10/21/terheqja-e-trupave-kurdet-percjellin-me-zemerim-amerikanet/

Gjatë një mbledhje kabineti në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se pjesa më e vështirë e punës së tij është përballja me familjarët e ushtarëve të rënë.

https://a2news.com/2019/10/21/video-ekskluzive-nga-siria-zhvendosja-me-e-madhe-e-trupave-ushtarake-amerikane/

“Do të ishte më e lehtë për mua t’i lija ushtarët në Siri dhe ata të vazhdonin të vdisnin”, u shpreh Trump duke premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos