Tërmet i fortë në afërsi të Lezhës. Mbrojtja Civile: Nuk janë regjistruar dëme

Nga A2 CNN
17 Tetor 2021, 22:21 | Aktualitet

Një lëkundje e fortë është ndjerë disa minuta më parë në Shqipëri. Sipas matjeve të IGJEUM, bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 4.5.

Epiqendra e tërmetit ndodhet në afërsi të Lezhës. Nuk ka njoftime për momentin mbi dëme materiale, por raportohet se banorë të pallateve që po rikonstruktohen pas tërmetit të para dy viteve, në Torovicë, kanë dalë jashtë nga paniku.

https://www.facebook.com/nikopeleshi/posts/4327796157269718

Sipas një postimi të ministrit të mbrojtjes Niko Peleshi, “lëkundjet janë regjistruar 10 km në veri-perëndim të Rrëshenit, në 19 km në thellësi. Nga raportimet paraprake në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nuk janë regjistruar dëme materiale. Strukturat shtetërore janë në gatishmëri në ndjekje të situatës!”.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos