Tërmet i fuqishëm në Iran, panik te banorët

Nga A2 CNN
21 Tetor 2019, 13:42 | Bota
Tërmet i fuqishëm në Iran, panik te banorët

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë Rihter goditi pak më parë jugun e Iranit, raporton shërbimi sizmiologjik, duke bërë që qendra banorë të largohen nga banesat e tyre.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Kukhers, në jug të provincës së Homozgan, sipas agjencisë së lajmeve Fars.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme, megjithatë autoritetet janë në gatishmëri maksimale (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos