Tërmet i fuqishëm në Turqi, raportohen të lënduar

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2022, 11:20 | Bota
Tërmet i fuqishëm në Turqi, raportohen të lënduar

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak pas mesnate në Turqi, duke shkaktuar panik te banorët, si dhe dhjetëra të lënduar.

Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 4.9 rihter është regjistruar në një thellësi 10 km, në juglindje të qytetit të Izmirit.

Lëkundjet kanë qenë të forta dhe kanë shkaktuar dëme e të lënduar, ndërkohë që ekipet e shpëtimit po iu vijnë në ndihmë banorëve që kanë hasur probleme. (A2 Televizion)

https://youtu.be/ey84sdS95Vc?t=18

A2 CNN Livestream

Latest Videos