Tërmet me magnitudë 4.4 në juglindje të vendit

Nga A2 CNN
31 Korrik 2019, 16:26 | Aktualitet

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orën 16:28 në qytetin e Korçës dhe në zonat përreth.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 4.4, ndërsa epiqendra ka qenë 10 kilometra në juglindje të Bilishtit.

Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga një tjetër lëkundje më e lehtë, me magnitudë 3.4.

Nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/07/31/kur-bien-termetet-sizmologet-ende-nuk-ka-aparatura-qe-mund-ti-parashikojne/

A2 CNN Livestream

Latest Videos