Shqetësimi për tërmetin, Ministria e Mbrojtjes i kthen përgjigjje Presidentit

Nga A2 CNN
31 Korrik 2019, 11:48 | Aktualitet
Shqetësimi për tërmetin, Ministria e Mbrojtjes i kthen

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka kthyer përgjigje shqetësimit të Presidentit Ilir Meta për rrezikun që i kanoset vendit tonë nga një tërmet i përmasave të mëdha.

Përmes shkresës zyrtare, ministrja shprehet se pas konsultimeve me specialistë të fushës, rezulton se tërmetet janë një fenomen i paparashikueshëm, ndërkohë që vë në dukje vëmendjen maksimale të qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes ndaj fatkeqësive natyrore.

Ministrja Xhaçka thekson se Shqipëria është më e përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t’u përballur me emergjencat, duke përmendur kapacitetet e shtuara reaguese, profesionalizmin e personelit përgjegjës dhe koordinimin efikas institucional.

Gjithashtu, ministrja Xhaçka fton Presidentin e Republikës të dekretojë sa më shpejt ligjin “Për Mbrojtjen Civile”, i cili pritet të reformojë tërësisht qasjen e institucioneve ndaj fatkeqësive natyrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos