"Tërmet" në qeverinë polake, kryeministri Morawiecki dëbon zëvendësin e tij

Nga A2 CNN
10 Gusht 2021, 20:21 | Bota
"Tërmet" në qeverinë polake, kryeministri Morawiecki

Tërmet në qeverinë polake. Kryeministri Mateusz Morawiecki përjashtoi zëvendësministrin e tij dhe ministrin e zhvillimit Jaroslaw Gowin i cili nga ana e tij njoftoi se partia e tij Aleanca do të largohet nga ekzekutivi. Kriza vjen pasi partia e Gowin kundërshtoi reformën tatimore të Pac të Kaczynski dhe për të shtypur mediat private që parashikon vetëm një prani të paktë për investitorët e huaj.

Ligji, i cili prek edhe TVN, do t'i paraqitet nesër parlamentit. Në mbrojtje të mediave të lira, janë duke u zhvilluar protesta në 90 qytete në Poloni.

Ish-Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk i përfshirë nga entuziazmi i të pranishmëve foli gjithashtu foli në Varshavë, në selinë e parlamentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos