Tërmetet në Shqipëri, EMSC: Intensiteti më i lartë i regjistruar nga 2014

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2019, 20:38 | Aktualitet
Tërmetet në Shqipëri, EMSC: Intensiteti më i lartë i

Qendra Sizmologjike Europiane ka bërë një postim mjaft ndryshe në faqen e saj në Twitter, ku raporton për lëkundjet sizmike që liston, në lidhje me tërmetet në Shqipëri.

Sipas EMSC, që nga hapja e aplikacionit të saj në vitin 2014, nuk ka parë një intensitet kaq të lartë lëkundjesh sizmike në të njëjtin rajon, siç po ndodh në ditët e fundit në Shqipëri.

“Kjo është një situatë shumë e vështirë për njerëzit e prekur nga tërmetet në Shqipëri, mendimet tona janë për ju” shkruan EMSC në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos