Tërmeti bie teksa thirret ezani, momentet dramatike brenda xhamisë në Malatya

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2023, 10:27 | Kapur në kamera
Tërmeti bie teksa thirret ezani, momentet dramatike brenda xhamisë

Pamje dramatike vijnë nga Turqia, pasi vendi u trondit nga një tjetër tërmet të hënën paradite, me magnitudë 5,6 dhe epiqendër në Malatya. Në videon e publikuar nga agjencia e lajmeve IHA, tregohet momentin kur tërmeti bie teksa thirret ezani, ose thirrja e besimtarëve për t’u falur. Brenda në xhami ishin strehuar disa dhjetëra persona, të mbetur pa shtëpi nga tërmetet e 6 shkurtit. Disa prej tyre shihen të dalin me vrap jashtë xhamisë, ndërsa një nënë ka përqafuar e frikësuar fëmijët e saj. Nga pasgoditja e të hënës, dy persona humbën jetën dhe 140 të tjerë u plagosën. (A2 Televizion)

https://youtu.be/MLyYmfTWc1g

A2 CNN Livestream

Latest Videos