
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 Rihter ka goditur pasditen e së enjte rajonin e Moluccas në Indonezi. Lëkundjet kanë qenë tepër të fuqishme dhe autoritetet kanë nxjerrë një alarm për tsunuami.
Qindra banorë kanë braktisur banesat e tyre dhe deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar apo dëme.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 176 km në lindje të Manados në një thellësi 52 km. (A2 Televizion)