Tërmeti në Greqi, plasariten banesat edhe në bashkinë e Devollit

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 19:02 | Aktualitet
Tërmeti në Greqi, plasariten banesat edhe në bashkinë e

Lëkundjet e tërmetit të fortë të regjistruar mbrëmjen e së dielës në territorin e Greqisë shumë pranë kufirit me Shqipërinë, janë ndjerë të forta edhe në qarkun e Korçës e në mënyre të veçantë  në zonën e bashkisë së Devollit, ky distancë me epiqendrën e tërmetit nuk është më shumë se 40 kilometra.

Në mënyrë të veçantë në fshatrat kufitare me Greqinë si në Shuec dhe Mançurisht, lëkundjet e tërmetit kanë lënë edhe shenjat e tyre në muret e tavanet e disa banesave.

Ndërsa vetë banorët që kanë dëme në banesat e tyre ndihen të frikësuar, pasi i druhen lëkundjeve të tjera.

Ndërkohë drejtues të bashkisë së Devollit dhe prefekturës së Korçës janë shprehur se kanë nisur verifikimin në terren për dëmet e raportuara nga vetë banoret, ku do të bëhet edhe vlerësimi i dëmeve dhe rreziku që mund të mbartin ato për qëndrueshmërinë e banesave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos