
Bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri tashmë ka shkuar në mbi 6300.
Autoritetet thonë se mbi 4500 persona kanë vdekur në Turqi, ndërsa mbi 1800 në Siri.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregon se nga ky tërmet janë prekur më shumë se 23 milionë njerëz.
Dr. Margaret Harris tha për BBC se “shumë spitale nuk funksionojnë dot, pasi u mungon energjia elektrike”.
Në lidhje me numrin e saktë të viktimave, ajo u shpreh: “Derisa të pastrohet gjithçka nga rrënojat, nuk do e dimë me saktësi numrin e personave që kanë humbur jetën”. (A2 Televizion)