Një tërmet me magnitudë 4.9 Rihter është regjistruar mëngjesin e së hënës në Kroaci.
Lëkundjet ishin shumë të forta dhe u ndjenë dhe në disa qytete të tjera të vendit, duke shkaktuar panik te banorët. Deri tani, nuk raportohen të lënduar apo dëme.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 50 km në juglindje të Zagrebit në një thellësi 2 km. (A2 Televizion)