Tërmeti “shkundi” Japoninë, publikohet pamjet

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 16:52 | Bota

Japonia u godit nga dy tërmete të fuqishme mbrëmjen e së mërkurës në të njëjtën zonë ku 11 vite më parë u regjistrua tërmeti me magnitudë 9 rihter në brigjet e Fukushimës.

Tërmeti i parë këtë të mërkurë ishte me magnitudë 6,4 i shkallës rihter, ndërsa vetëm pas 2 minutash, toka u trodh sërish dhe këtë herë edhe më fuqishëm teksa u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 7,3. Autoritetet kanë lëshuar një alarm për cunam, ndërsa në internet janë shpërndarë me shpejtësi edhe pamje nga momenti i tërmetit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/16/japonia-goditet-nga-nje-termet-i-fuqishem-leshohet-alarmi-per-cunam/

A2 CNN Livestream

Latest Videos