Tërmeti tronditi Shqipërinë, mbyllen për dy ditë shkollat

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 11:22 | Aktualitet

Shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të qëndrojnë të mbyllura për dy ditë, sipas një urdhri të ri të lëshuar nga Ministria e Arsimit, pas tërmetit me magnitudë 6,3 që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës dhe aktivitetit sizmik të vazhdueshëm me paslëkundje të tjera që janë ndjerë vazhdimisht gjatë të martës.

Duke qenë se e enjtja dhe e premtja janë ditë pushimi për shkak të Festës së Pavarësisë dhe asaj të Çlirimit, institucionet arsimore parauniversitare do të qëndrojnë të mbyllura gjatë gjithë javës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos