Pamje vërtet të pabesueshme janë ato që vijnë nga Adiyaman, ku një pallat 4-katësh nuk më e tillë pas tërmetit të 6 shkurtit.
Kjo për vetë faktin se kati i tretë i saj është zhdukur tërësisht si pasojë e lëkundjeve të forta, duke e shembur atë, duke bërë që kati i katërt të zërë vendin e të tretit.
Por, ajo që të frikëson më shumë nga pamjet e kapura nga sipër dhe përbri ndërtesës është se kati i katërt i godinës, që tanimë është shndërruar në të tretë, ka marrë një kënd rreth 30 gradë.
Në këtë mënyrë ajo përbën rrezik potencial për këdo që mund të kalojë aty, ndaj autoritetet kanë bërë thirrje për ta shembur. (A2 Televizion)


