Terr në acar, mungon energjia elektrike në 18 fshatra të Gjirokastrës

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2023, 12:02 | Aktualitet
Terr në acar, mungon energjia elektrike në 18 fshatra të

Mbi 2 mijë banorë të rreth 18 fshatrave të zonës së Luftinjës në Gjirokastër, prej disa ditësh, vuajnë mungesën e energjisë elektrike në banesat e tyre.

Dhe në këto ditë të ftohta, kjo mungesë ndihet akoma më shumë dhe u vështirëson jetën veçanërisht të moshuarve që jetojnë vetëm dhe nuk kanë mundësi të sigurojnë dru zjarri për ngrohje.

Banorët shprehen se në zonën e tyre nuk është bërë asnjë investim për mirëmbajtjen e linjës së transmetimit të energjisë, ndërsa tregojnë se situata kështu ka qenë dhe e tillë do të vazhdojë.

Ndërkohë nga drejtoria rajonale e OSHEE për qarkun e Gjirokastrës, mjaftohet me faktin se po punohet për riparimin e defektit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos