Ilaçi i ri i Pfizer, 89% i efektshëm kundër hospitalizimit dhe vdekjes

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2021, 13:34 | Bota
Ilaçi i ri i Pfizer, 89% i efektshëm kundër hospitalizimit dhe

Pfizer pasuron arsenalin e armëve të suksesshme në luftën kundër Covid-19. Pas vaksinës vjen ilaçi,  që sipas të dhënave, redukton me 89 për qind mundësinë e hospitalizimit dhe vdekjes nga koronavirusi te personat më të rrezikuar.

Medikamenti i quajtur Paxlovid rekomandohet për të moshuarit dhe grupe të tjera të rrezikuara nga sëmundja e rëndë. Lajmi vjen një ditë pasi rregullatori britanik i dha dritën jeshile një trajtimi të ngjashëm nga kompania Merk.

Pfizer bëri të ditur se kishte ndërprerë para kohe testet klinike, pasi rezultatet fillestare ishin shumë pozitive.

Ilaçi bllokon një enzimë, që virusit i duhet për t’u shumëfishuar dhe funksionon disi më ndryshe se ai i prodhuar nga Merk, që ndërhyn tek kodi gjenetik i virusit.

Kompania farmaceutike tha se do të dorëzojë të dhënat e testeve klinikë te rregullatori amerikan FDA.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos