
Tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kjo e çon në 1269 numrin e personave që kanë humbur betejën me Covid-19 që nga nisja e pandemisë. Po ashtu vendi raportoi 233 raste pozitive nga 1001 testime të kryera.
Me bilancin e sotëm nga Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë numri i rasteve aktive në vend shkon në mbi 11 mijë.
Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 342 pacientë, për një total prej 36568 të shëruarish. (A2 Televizion)