Tetraplegjiku ecën falë robotit që kontrollon mendjen

Nga A2 CNN
4 Tetor 2019, 14:31 | Teknologji
Tetraplegjiku ecën falë robotit që kontrollon mendjen

Mund të konsiderohet një mrekulli e kohëve moderne. Plotësisht i paralizuar por që mundtë ecë sërish, me ndihmë të një skeleti robotik të quajtur “exoskeleton”, i cili kontrollohet më anë të sinjaleve që lëshohen nga truri.

Falë një pajisjeje të montuar në tavan për të mbajtur balancën, pacienti tetraplegjik 28-vjeçar përdori një sistem sensorësh të vendosur afër trurit për t’i dërguar mesazhe 4 gjymtyrëve të tij të paralizuar për të lëvizur.

Suksesi erdhi pas testimit dyvjeçar të këtij skeleti robotik. Rezultati i publikuar në revistën e famshme mjekësore “The Lancet”, mundëson doktorët që të ndihmojnë pacientët e paralizuar të ecin sërish falë kompjuterëve që përdorin sinjalet e trurit.

Por për momentin, pajisja është një prototip eksperimental dhe është vetëm për përdorim në klinikë. Shkencëtarët që kanë zhvilluar këtë pajisje shprehen se për shkak të kostos së lartë, nuk do të mund të përdoret nga të gjithë pacientët me dëmtime në shtyllën kurrizore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos