Një grup rusësh kanë krijuar atë që e quajnë “Ultratank”. Bëhet fjalë për një makinë Bentley të cilës i kanë vënë zinxhirë poshtë.
Ky mjet, që praktikisht është një Bentley Continental GT me elementë tanku, arrin shpejtësinë maksimale 130 km/h.
Gjithsesi, krijuesit e Ultratankut thonë se nuk e kanë përfunduar krejtësisht dhe besojnë se do ta bëjnë që të arrijë deri në 321 km/h. (A2 Televizion)