All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tjetër kërcënim rus pranë territorit të NATO, ngrihen në fluturim avionët

Nga A2 CNN
18 Mars 2023, 21:28 | Bota
Tjetër kërcënim rus pranë territorit të NATO, ngrihen
All - Paragraf - 1

Avionët luftarakë britanikë dhe gjermanë kanë pikasur për të dytën herë brenda një jave avionë rusë që fluturonin pranë hapësirë ajrore estoneze dhe i kanë shoqëruar ata deri sa u larguan.

Lajmi u dha nga forcat britanike ajrore, të cilat sipas CNN pikasën një avion rus Tu-134 që shoqërohej nga dy avionë luftarakë Sukhoi Su-27 Flanker dhe një mjet ajror transportues AN-12 Cub.

All - Paragraf - 3

Forcat britanike gjithashtu shtuan se do të qëndrojnë përkrah vendeve aleate të NATO gjatë këtyre kohëve të tensionuara.

Javën e fundit janë shënuar disa incidente në ajër që kanë përshkallëzuar dhe më tej përballjet mes Perëndimit dhe Rusisë.

Avionët rusë u pikasën edhe njëherë pranë kufirit estonez, ndërkohë që një dron amerikan u rrëzua në Detin e Zi pas manovrave të një mjeti fluturues rus. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos