Tha se vodka shëron koronavirusin, del pozitiv presidenti i Bjellorusisë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2020, 21:45 | Bota
Tha se vodka shëron koronavirusin, del pozitiv presidenti i

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka bërë me dije se është prekur nga koronavirusi.

Lukashenko, në fillim të pandemisë, thoshte se frika ndaj virusit të ri është thjesht psikologjike dhe se vodka ishte ilaçi më i mirë për Covid-19.

Duke folur në prag të zgjedhjeve në Bjellorusi, 65-vjeçari theksoi se ishte infektuar me koronavirusin që në vendin e tij ka shkaktuar më shumë se 500 viktima.

“E kam kaluar pa simptoma. E kam kaluar në këmbë, sipas mjekëve. Siç kam thënë edhe më parë, 97% e popullsisë e kanë këtë virus, por janë asimptomatikë”, tha presidenti.

Në Bjellorusi ka pasur protesta të shumta për shkak se qeveria nuk mori masa të ashpra për frenimin e pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos