Dua Lipa ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet duke deklaruar se nuk është shtatzënë.
Aludimet nisën nga disa fotografi në Instagramin e yllit të popit. Në mbishkrimin e tyre, Dua vendosi emojin e një biberoni me qumësht, një arush dhe një fëmijë engjëll. Kaq duhej që interneti të shpërthente nga dyshimet.
“Vendosa një shishe të vogël për bebe, një engjëll të vogël, disa xixa. Gjëra të zakonshme. Nuk e mendova gjatë. Postova foton dhe pastaj pashë komentet dhe dikush shkruante, ‘A je shtatzënë?’ Dhe unë shihja në foto, shihja dhe komentet.”, tha Dua te Jimmy Kimmel.
“Disa njerëz shkruan se unë kisha postuar një mesazh të fshehtë dhe po lajmëroja shtatzëninë time. Nuk jam shtatzënë, për ta sqaruar. Nuk jam.”, shtoi ajo.
Dua Lipa është në një marrëdhënie më Anwar Hadid, vëllain e Gigi dhe Bella Hadid, prej qershorit të vitit 2019. (A2 Televizion)