Justin Timberlake dhe Jessica Biel sërish prindër, zbulojnë emrin e bebushit

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 16:30 | Showbiz

Justin Timberlake dhe Jessica Biel, janë bërë prindër për të dytën herë. Këngëtari konfirmoi ardhjen e djalit të dytë duke zbuluar edhe emrin e tij.

"Po, jam bërë sërish baba. Emri i tij është Phineas. Ai është kaq i lezetshëm dhe në shtëpi nuk fle askush!", tha këngëtari gjatë një interviste me Ellen DeGeneres.

Fëmija i dytë i familjes erdhi pas zërave për një krisje mes çiftit dhe akuzave për tradhti. Në fund të vitit 2019, tabloidet publikuan disa fotografi të Justin Timberlake, i cili ndodhej shumë pranë koleges së tij Alisha Wainwright. Më vonë, Timberlake i kërkoi publikisht falje bashkëshortes së tij dhe tha se nuk e kishte tradhtuar asnjëherë atë.

Dyshja janë gjithashtu prindër të 5-vjeçarit, Silas Randall Timberlake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos