Pjesë të një anije me avull, e mbytur në vitin e largët 1870, kanë dalë në lumin Misuri pasi thatësira ka pushtuar Nebraskën.
Anija e quajtur Alabama e Veriut u mbyt pranë ishullit Goat, i cili është në kufirin mes Nebraskës dhe Dakotës së Jugut, dy shtete të përfshirë nga thatësira.
Anija mendohet se është mbytur pasi u përplas dhe pësoi një çarje në pjesën e poshtme të saj.
Mendohet se për herë të fundit, anija kishte dalë në sipërfaqe në vitin e largët 1904. (A2 Televizion)






