Vladimir Putin është në fazën e hershme të sëmundjes së Parkinsonit dhe vuan nga kanceri i pankreasit. Kështu pretendojnë dokumentet e zbuluara të spiunazhit rus, për shëndetin e presidentit rus, të publikuara nga “The Sun”.
Për muaj të tërë lideri rus është shoqëruar nga thashethemet për sëmundjen tij dhe ai është shfaqur vazhdimisht duke u dridhur dhe i paqëndrueshëm në publik, duke ndezur shpresën në Ukrainë dhe Perëndim që mund të heqë dorë nga pushteti së shpejti.
Pretendimet kanë qarkulluar në mesin e figurave të opozitës ruse, të nxitura nga mungesat e tij të pashpjegueshme dhe daljet publike, se ai po lufton me probleme serioze shëndetësore, por ato gjithmonë janë hedhur poshtë nga Kremlini.
Por tani e-mailet nga një burim i inteligjencës ruse duket se konfirmojnë se 70-vjeçari është diagnostikuar me kancer dhe Parkinson, sipas The Sun.
Në dokumentet e zbuluara supozohet se lexohet: “Mund të konfirmoj se ai është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme, por ajo tashmë po përparon. Ky fakt do të mohohet në çdo mënyrë dhe do të fshihet. Putini është i mbushur rregullisht me të gjitha llojet e steroideve të rënda dhe injeksione novatore kundër dhimbjeve për të ndaluar përhapjen e kancerit të pankreasit me të cilin u diagnostikua kohët e fundit. Kjo jo vetëm që shkakton shumë dhimbje, por Putini ka një gjendje të fryrjes së fytyrës dhe efekte të tjera anësore, duke përfshirë dëmtime të kujtesës”.



Pamjet nga takimi ngritën pikëpyetje për shëndetin e tij



Në rrethin e tij të ngushtë, ka zëra se përveç kancerit të pankreasit, i cili po përhapet gradualisht, Putin ka edhe kancer të prostatës.
Presidenti rus u pa kohët e fundit me shenja të dukshme në dorë nga trajtimi, duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit.
Javën e kaluar u raportua se të afërmit e tij janë të shqetësuar për kollitjet, të përzierat e vazhdueshme dhe mungesën e oreksit, pasi dyshohet se ai iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor.
Pavarësisht se duket shumë i fryrë edhe në fytyrë, presidenti rus ka humbur 18 kilogramë në muajt e fundit, tha kanali që pretendon se ka burime brenda Kremlinit.
Që kur Putin urdhëroi forcat e tij ushtarake të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt, thashethemet janë përhapur për gjendjen e tij shëndetësore. (A2 Televizion)