Trafikoi 1 miliardë dollarë kokainë për llogari të grupeve ballkanike, arrestohet ish-boksieri malazias

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 14:02 | Bota

Ish-boksieri malazias, Goran Gogic, akuzohet nga Shtetet e Bashkuara se ka trafikuar 22 tonë kokainë në vend, me vlerë 1 miliardë dollarë. Sasia e sekuestruar nga autoritetet amerikane ishte një ndër më të mëdhatë në historinë e vendit.

43-vjeçari u arrestua të dielën, teksa po përpiqej të largohej me avion për në Zyrih nga Majami. Ndaj tij rëndojnë 3 akuza, 2 për shkelje të ligjit për trafikimin detar të drogave dhe 1 për konspiracion për të trafikuar lëndë narkotike. Secila prej akuzave dënohet minimalisht me 10 vite dhe maksimalisht me burgim të përjetshëm.

https://a2news.com/2021/09/07/lumi-i-kokaines-a2-cnn-ne-ekuador-si-funksionon-trafiku-i-droges-nga-guayaquil-ne-shqiperi/
https://a2news.com/2021/09/14/lumi-i-kokaines-lidhja-serbe-arber-cekaj-dhe-gjenerata-e-re-tentakulat-e-trafikanteve-shqiptare-ne-ekuador/

Ai akuzohet se ka trafikuar 22 tonë kokainë përmes 3 anijeve mallrash në vitin 2019. Sipas prokurorëve kokaina ishte marrë në Kolumbi dhe kishte si destinacion Europën, përmes porteve amerikane. Sipas tyre kokaina ngarkohej në anijet e mallrave gjatë natës përmes varkave gtë vogla që ndiqnin rrugët e trafikut detar. Operacioni i ndërlikuar kërkon të krijohen lidhje me ekuipazhin e çdo anijeje si dhe marrja e informacionit për çdo rrugë dhe detaje nga hapësirat që mund të shfrytëzohen nëpër kontejnerë.

Sipas dokumenteve të depozituara në gjykatë, Gogic ishte përgjegjës për logjistikën, pasi koordinohej me anëtarët e ekuipazhit të anijeve, trafikantët kolumbianë dhe punëtorët e porteve europiane ku do të shkarkohej malli. E gjithë kjo, për përfitim personal dhe të grupeve kriminale ballkanike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos