
Kampionati anglez i futbollit rifillon të mërkurën e 17 qershorit. Kështu shkruan e përditshmja britanike “Telegraph”, duke thënë se dy ndeshjet e para do të jenë Aston Villa-Sheffield United dhe Manchester City-Arsenal.
Dy ndeshjet janë të prapambetura, çka do të bëjë, shkruan “Telegraph”, që të gjitha skuadrat të kenë luajtur 29 takime në total. Një tjetër ndeshje e kampionatit mund të luhet të premten e 19 qershorit, dhe gjatë fundjavës do të përmbyllet një raund i plotë. Kalendari mësohet se i është paraqitur klubeve gjatë një takimi që po mbahet këtë të enjte.
Futbolli në ishull u ndalua në mars, për shkak të koronavirusit, dhe vetëm javën e kaluar lojtarët rinisën stërvitjen në numër të kufizuar. (A2 Televizion)