
Nuk ka vazhdimësi për Leipzig në Bundesligë, që pas fitores së thellë ndaj Mainz, javën e kaluar, u ndal sërish në një barazim, këtë herë 2-2 përballë Hertha Berlin.
Vendasit përmbysën golin e shpejtë të Hertha, por me një futbollist më pak prej minutës së 63-të nuk arritën të ruanin avantazhin. Kështu, Leipzig nuk arriti të shfrytëzojë humbjen e Dortmund për t’u ngjitur në vendin e dytë së bashku me ta.
Krizë totale për Schalke 04 që pësoi humbjen e tretë me radhë prej rinisjes së kampionatit. Blutë u mundën 2-1 nga Dusseldorf.
Në barazim përfunduan ndërkohë takimet Augsburg-Paderborn dhe Union Berlin – Mainz, ndërkohë që Hoffenheim mundi 3-1 skuadrën e Koln. (A2 Televizion)