Sot vendoset data e rifillimit të Serisë A

Nga A2 CNN
28 Maj 2020, 09:00 | Futboll
Sot vendoset data e rifillimit të Serisë A

Futbolli italian do të vendosë sot fatin e sezonit. Nëpërmjet një videokonference në orën 18:30, qeveria italiane dhe krerët e ligave të futbollit në Itali do të diskutojnë për datën e rikthimit.

Serie A kërkon 13 qershorin për rinisjen e kampionatit, por duke qenë që eventet sportive janë bllokuar deri më 15 qershor në Itali, data e pritshme pritet të jetë ajo e 20 qershorit.

Skuadrat do të kenë në këtë mënyrë 4 javë të tjera kohë për t’u përgatitur siç duhet. 17 qershori mund të shfrytëzohet për Kupën e Italisë ose rekuperimin e javës së 25-të, në të cilën kanë mbetur 4 takime pa u zhvilluar.

Orët e fundit në futbollin italian është verifikuar vetëm një rast pozitiv dhe ai ka bëjë me një pjesëtar të stafit të Bolonjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos