Dortmund në ankth, Haaland dëmtohet në gju

Nga A2 CNN
27 Maj 2020, 16:46 | Futboll
Dortmund në ankth, Haaland dëmtohet në gju

Përpos disfatës, ku praktikisht i dorëzoi titullin Bayern-it, humbja e Borussia Dortmund mori përmasa dramatike edhe prej dëmtimit të yllit të skuadrës, Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez u largua nga fusha në minutën e 72-të, sepse lëndoi gjurin gjatë një përplasje fatkeqe me arbitrin e ndeshjes.

Te verdhezinjtë presin me ankth diagnozën, me shpresën se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz dhe 19-vjeçari nuk do të mbyllë përpara kohe sezonin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos