Thellohet misteri për princeshën “e trishtuar” të Monacos

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 14:46 | Aktualitet

Qysh nga martesa e saj në vitin 2011, Princesha e Monakos, Charlene Wittstock është përfolur shumë për jetën e saj të trishtë në pallatin e Montekarlos, një ”kafaz i artë“ nga i cili thashethemet thonë se ka tentuar edhe të arratiset. Megjithatë, dyshimet dolën sërish në dritë, kur ish-notarja, kaloi pjesën më të madhe të vitit në vendlindjen e saj, në Afrikën e Jugut. Pas një mungese të gjatë, Charlene u rikthye në Monako, më 9 nëntor. Por, vetëm 11 ditë më vonë, Princi Albert II njoftoi se princesha është larguar nga Monako për të marrë shërbim të specializuar dhe për t’u qetësuar, duke thelluar edhe më tej misterin për të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos