
Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare në 21 maj, duke thënë se kërkon një mandat të fortë për të vijuar me reformat, pas 4 viteve në detyrë.
Por tragjedia hekurudhore e muajit të kaluar, e po ashtu inflacioni që ka vështirësuar jetesën për shumicën e qytetarëve, ka bërë që partia e tij, Demokracia e Re, të humbasë përparësinë në sondazhe ndaj Sirizës së majtë.
Një sistem I ri zgjedhor, sipas të cilit nevojiten 300 vende për shumicën absolute në parlament, nënkupton se zgjedhjet kanë pak gjasë të prodhojnë një fitues të qartë, duke I hapur rrugën manovrave të gjata politike dhe një raundi të dytë votimi që mund të mbahet në korrik.
Siriza është shprehur e gatshme të marrë pjesë në qeverinë e koalicionit, e po ashtu partia socialiste e PASOK, por me kushtin që Mitsotakis dhe Tsipras të mos zgjidhjen kryeministër. (A2 Televizion)