Thesaret e trashëgimisë botërore, në rrezik

Nga A2 CNN
8 Janar 2019, 00:07 | Aktualitet

Nga Venecia me ujërat e magjishme e arkitekturën e jashtëzakonshme e deri në Australi e Amerikë, qindra thesare të trashëgimisë kulturorë janë në rrezik për shkak të zhvillimeve klimatike të viteve të fundit.

Alarmin për këtë situatë e ka dhënë drejtoresha e Unescos, Mechtild Rossler.

Mechtild Rossler, Unesco

“Ndryshimet klimatike na kanë përfshirë të gjithëve. E të gjithë jemi përgjegjës për atë që po i ndodh botës. Mund të mos i kemi më këto vende të mrekullueshme nëse nuk marrim masa. Shtetet do të duhet të marrin masa për të mbrojtur thesaret e tyre, por çdokush nga ne ka misionin e vet në ruajtjen e këtyre vendeve”, deklaroi Rossler.

Deri më tani në listën e vendeve që rrezikohen janë renditur 1 mijë lokacione të shpërndara në të gjithë botën e shkak për shkatërrimin e tyre mund të jetë ngrohja globale.

Pritet që këtë vit, Unesco të këtë si kryefjalë të zhvillimeve dhe konferencave ndërkombëtare pikërisht këtë rrezik dhe krijimin e programeve që do të mbrojnë thesaret e trashëgimisë botërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos