Theu arrestin e shtëpisë për nipin, gjykata kthen në burg xhaxhain e Aldi Ramës

Nga A2 CNN
1 Tetor 2021, 13:32 | Kronikë
Theu arrestin e shtëpisë për nipin, gjykata kthen në burg

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Baki Ramën, xhaxhain e Aldi Ramës, i cili qëlloi për vdekje oficerin e Policisë Saimir Hoxha, pasi theu arrestin e shtëpisë.

Ai ka deklaruar se kishte thyer arrestin për t’u interesuar për nipin e tij, i cili u vetëplagos dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë, kanë mbërritur në gjykatë dy të rinjtë e ndaluar për ngjarjen dhe po mbahet seanca gjyqësore për ta.

Nënkomisari Saimir Hoxha u vra nga Aldi Rama paraditen e 28 shtatorit, gjatë një kontrolli për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në Lezhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos