Pushohet çështja, pasuritë e para të sekuestruara nga OFL i rikthehen pronarit

Nga A2 CNN
1 Tetor 2021, 11:05 | Kronikë
Pushohet çështja, pasuritë e para të sekuestruara nga OFL

Të gjitha pronat dhe pasuritë e Altin Hajrit, një prej personave të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, do t’i rikthehen të zotit, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të pushojë çështjen për konfiskimin përfundimtar të tyre. Vendimi u mor këtë të premte, pasi ishte vetë SPAK që kishte hequr dorë nga ankimimi i vendimit të marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Pronat e sekuestruara, për të cilat SPAK kishte kërkuar fillimisht konfiskim, ishin një kompleks shërbimesh dhe një pikë karburanti, që figuronin në pronësi të Altin Hajrit. Ato ishin edhe dy pasuritë e sekuestruara, të parat nga Operacioni Forca e Ligjit, të ndërmarrë pas miratimit të ligjit special nga e Qeverisë.

https://a2news.com/2020/02/03/sekuestro-e-pare-e-ofl-pronat-e-altin-hajrit/

Më 3 shkurt 2020, OFL sekuestroi kompleksin e shërbimeve “Vila Golden” dhe një karburant të dhënë me qira një shoqërie për tregtimin e hidrokarbureve, që ndodhet në kryqëzimin Pjezge Xhafzotaj, Shijak.

Sipas Policisë, Hajri rezulton gjithashtu i dënuar me burg nga autoritet italiane të drejtësisë, me urdhërarrestin e datës 15.08.2015, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/18/momentet-e-fundit-te-jan-prenges-para-rrembimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos