“Dëshirojmë t’i japim fund kësaj lufte”, ishte fjalia e thënë nga shefi i Kremlinit për gazetarët në Moskë gjatë të enjtes. Kritikët e Putin thonë se përdorimi i fjalës “luftë” për të përshkruar konfliktin në Ukrainë ka qenë efektivisht i paligjshëm në Rusi që nga marsi, kur udhëheqësi rus nënshkroi një dekret censurimi që e bën krim shpërndarjen e informacionit “të rremë” rreth operacionit special ushtarak, me një dënim që shkon deri në 15 vjet burg për cilindo të dënuar. (A2 Televizion)
Theu ligjet e Rusisë dhe rrezikon 15 vite burg, Putin përdori për herë të parë fjalën luftë për Ukrainën
