De Bruyne u "rebelohet”... lavdërimeve: Mora çmimin MVP, por nuk e meritoj

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2022, 12:32 | Futboll
De Bruyne u "rebelohet”... lavdërimeve: Mora çmimin MVP,

Belgjika fitoi 1-0 ndaj Kanadasë në një ndeshje ku rezultati nuk tregoi vërtet ekuilibrat në fushë, ku amerikano-veriorët dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes, dhe ku patën disa episode në disfavor.

Protagonistë të ndeshjes, në kampin belg spikatën autori i golit Batshuayi dhe portieri Courtois, por trofeun e FIFA e mori lojtari më i njohur Kevin De Bruyne.

https://twitter.com/FIFAWorldCup/status/1595719265612886020

Mesfushori gjenial i Manchester City është edhe një person me karakter, që nuk tundohet ndaj lavdërimeve, ndoshta të pamerituara.

Kështu që në momentin e marrjes së çmimit, pas ndeshjes, ai vetë deklaroi se nuk ishte ky vendimi i duhur. “Nuk kam luajtur mirë, nuk e di pse më kanë dhënë çmimin, ndoshta se më njohin si emër. Nuk kemi luajtur mirë si ekip, veçanërisht në pjesën e dytë, nuk dilnim dot nga presioni i tyre, por arritëm të gjenim mënyrën për të fituar” deklaroi 31-vjeçari. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/23/kanadaja-shperdoron-belgjika-vuan-por-merr-3-piket/
https://a2news.com/2022/11/23/analiza-si-erdhi-goli-i-belgjikes-qe-vulosi-fitoren-ndaj-kanadase/

A2 CNN Livestream

Latest Videos