Tirana fiton me përmbysje ndaj Kastriotit, Partizani më i fortë se bora

Nga A2 CNN
16 Janar 2021, 15:51 | Futboll

Pas 5 barazimeve radhazi, Tirana kthehet të fitojë në Kategorinë Superiore. Bardheblutë fituan me përmbysje 2-1 ndaj Kastriotit, me gola të Bathës dhe Muçit.

Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Nevil Dede ngjitet në vendin e pestë të renditjes, me pikë të barabarta me Laçin (20), që humbi në fushën e Apolonisë me rezultatin 1-0.

Ndërkohë, Partizani fitoi në Korçë me rezultatin 2-1, në një fushë të mbuluar krejtësisht nga bora. Golat për të kuqtë u shënuan që në fillim të pjesës së parë, me Bardhi (‘3) dhe Solomon (‘7).

Korçarët shkurtuan diferencën në minutën e 65 me Mensah, ndërsa në fund të ndeshjes goditën shtyllën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos