Theu të gjitha masat ndaj Covid-19, fansat kritikojnë Cardi B

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 21:17 | Showbiz

Kur e gjithë bota është mbërthyer nga koronavirusi dhe grumbullimet ndalohen, Cardi B as që e ka vrarë mendjen për këto masa.

Reperja e famshme festoi të shtunën 28-vjetorin e saj të lindjes, duke organizuar një festë madhështorë në Las Vegas, ku vetëm për pandeminë nuk ka menduar askush.

Shumë fansa e kanë quajtur reperen të papërgjegjshme për këtë organizim, pasi ajo publikoi disa foto nga festa në rrjetet sociale. “Gëzuar ditëlindjen dhe çdo gjë tjetër, po për pandeminë?”, ishte një nga komentet e shumta ndaj 28-vjeçares, i cili mori më shumë pëlqime se sa vetë postimi i Cardi B. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos