
Në “Absolut 4”, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë të zbatojnë masat kundër koronavirusit. Ajo theksoi se ky virus është shumë më i rrezikshëm se gripi sezonal, ndërsa u shpreh se fundi është ende larg.
“Është një sëmundje respiratorë vdekjeprurëse, përtej gripit edhe nuk është i ngjashëm me gripin edhe pse gripi merr jetë. Ju lutem besoni që ekziston një sëmundje e tillë që mund të na marrë njerëzit e afërt nëse nuk respektojmë. E kuptoj që ka lodhje, por duhet të jemi të duruar. Shpresoj, që vaksinimi, kjo armë e fortë, do të na bëjë që ta mbyllim njëherë e përgjithmonë këtë problem.
Por kur do të vijë fundi i pandemisë, sipas Tominit? “Duhet durim akoma. Jemi larg kalimit të së keqes”. (A2 Televizion)