Thirrja për shtetet e pasura, OBSH: Keni kohë deri të premten për t’ju bashkuar “Covax”-it

Nga A2 CNN
14 Shtator 2020, 17:41 | Bota
Thirrja për shtetet e pasura, OBSH: Keni kohë deri të premten

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje shteteve që t’i bashkohen nismës “Covax” për arritjen e një vaksine efikase dhe të sigurt kundër Covid-19 dhe shpërndarjen e barabartë.

Sekretari i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, thotë se afati i fundit për t’u bërë pjesë e saj është e premtja e kësaj jave.

“Në botën tonë të ndërlidhur, nëse qytetarët e shteteve me të ardhura të pakta apo mesatare nuk vaksinohen, virusi do të vazhdojë të vrasë dhe rimëkëmbja ekonomike në nivel global do të vonohet. Falënderoj vendet e shumta anëtare që kanë shprehur interes t’i bashkohen ‘Covax’-it dhe u bëj thirrje atyre që nuk e kanë bërë një gjë të tillë: keni kohë deri këtë të premte”, tha sekretari i përgjithshëm i OBSH. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos