Thyhet akulli, 45 makina zhyten në ujë

Nga A2 CNN
5 Janar 2020, 18:45 | Lifestyle

Rreth 45 makina kanë përfunduar të zhytura në ujërat e ngrira në Rusi pasi akulli ku ato ishin parkuar u thye.

Ngjarja ndodhi në gjirin e Voyevoda, afër qytetit të Vladivostokut në Rusi. Fatmirësisht, asnjë person nuk është raportuar të ndodhej në makinë në momentin kur akulli është çarë, ndërsa në pamjet e publikuara duken automjetet, disa prej të cilave gjysmë të fundosura, ndërsa disa të tjera janë zhytur totalisht.

“Të gjithë hipën mbi akull dhe parkuan pranë njëri-tjetrit. Ishte si efekt domino. Ishte e frikshme”, është shprehur një dëshmitar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos