
Një i ri në Kaliforni vendosi një rekord të ri botëror për formimin e Kubit Rubik, duke e zgjidhur enigmën për vetëm 3.13 sekonda.
21-vjeçari Max Park ka fituar mbi 400 evente përballë adhuruesve të tjerë të kësaj gare dhe është bërë pjesë e një dokumentari të Netflix i titulluar “The Speed Cubers”.
Park, i cili është diagnostikuar me shenja të moderuara të autizmit kur ishte fëmijë, tashmë mund të konsiderohet si një ndër rekordmenët absolut, sipas Shoqatës Botërore të Kubit Rubik.
Ai ka thyer në këtë mënyrë rekordin e mëparshëm që mbahej prej më shumë se 4 vitesh nga Yusheng Du, i cili mbante kohën 3.47 sekonda.
Park ka më shumë se 170 mijë ndjekës në Instagram, teksa videot e tij në rrjetet sociale kanë arritur miliona shikime. (A2 Televizion)